Podujeva paralajmëron gjoba për mosregjistrim të familjarëve

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Gjoba do të aplikohen për ata që nuk i regjistrojnë familjarët e tyre, qoftë fëmijët e porsalindur, qoftë të vdekurit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një njoftim të Drejtorisë së Administratës në Komunën e Podujevës thuhet se gjobat do të fillojnë të aplikohen nga data 2 maj e këtij viti.

“Drejtoria e Administratës njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës për fillimin e zbatimit të dispozitave ligjore që parasheh Ligji për gjendjen civile. Në kuadër të këtij ligji parashihen edhe gjobat në lidhje me mosregjistrimin sipas afateve të përcaktuara të lindjeve dhe vdekjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë njoftim të Drejtorisë së Administratës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme