Podujevë, babai ankohet në polici për dhunë ndaj vajzës së tij të martuar

Podujevë | 03 Sht 2017 | 16:15 | Nga

Të shtunën në Podujevë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se vajza e tij është viktimë e dhunës në familjen e bashkëshortit për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me bashkëshortin e saj.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë takuar çiftin, të cilët kishin pësuar lëndime gjatë përleshjes në mes veti, i kanë dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Podujevë”, thuhet në raportin e policisë.

Të njëjtit, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pastaj me urdhër të prokurorit janë liruar.

E dyshuara ka shkuar te prindërit e saj.

Ndërsa, policia po merret me rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme