Ekonomia Online
FUNDIT

Poezi: Mësues i dashur

Poezi: Mësues i dashur

(…pastaj rast social) Gozhda në trarë të dhomësmban varur pallton e vjetër të mësuesitkohën tjetër jetuar burgjeveqelive të ftohta, uritur, i vetmuar Ajo mban gjallë shenjat e fatit të kombitrrëfen për kohët shtrirë krahësh mbi ditarruan përmallshëm epokën e tij të pavdekshmedhe mbijetesën mbinjerëzore… Në ditëlindjen e 65-tësapo mbylli ditarin e misionitRepublika e tij e […]

(…pastaj rast social)

Gozhda në trarë të dhomës
mban varur pallton e vjetër të mësuesit
kohën tjetër jetuar burgjeve
qelive të ftohta, uritur, i vetmuar

Ajo mban gjallë shenjat e fatit të kombit
rrëfen për kohët shtrirë krahësh mbi ditar
ruan përmallshëm epokën e tij të pavdekshme
dhe mbijetesën mbinjerëzore…

Në ditëlindjen e 65-të
sapo mbylli ditarin e misionit
Republika e tij e dashur
e shndërroi në Rast Social…

Të ngjashme