Polica shkatërron “laboratorin” e drogës në Prishtinë

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Dje në Prishtinë, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përpunim të drogës.
Policia njofton se ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë me 9 fishek, një peshore digjitale, një kavanoz qelqi me substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë, me peshë 34.1 gram, disa paketime tjera me gjithsejtë 20.3 gram substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë, 48 tableta substanca narkotike të llojit Extasy, 3 telefona celular, 24€ para dhe disa letra me emra të personave të ndryshëm që dyshohet se janë të përdoruesve dhe blerësve të substancave narkotike.

Sipas policisë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Shaban Shala, Prishtinë 21.12.2018-06:30. Janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, dhe gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar : një pistoletë me 9 fishek, një peshore digjitale, një kavanoz qelqi me substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë, me peshë 34.1 gram, disa paketime tjera me gjithsejtë 20.3 gram substanca të dyshuara narkotike te llojit marihuanë, 48 tableta substanca narkotike të llojit Extasy, 3 telefona celular, 24€ para dhe disa letra me emra të personave të ndryshëm që dyshohet se janë të përdoruesve dhe blerësve të substancave narkotike. Me vendimin e prokurorit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme