Policëve të Kosovë u dalin përpara serbët në hyrje të objekteve të komunave në veri

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Serbët lokalë kanë filluar të mblidhen tek objektet e komunave në veri, ku kandidatët shqiptarë fituan zgjedhjet.

Ata nuk po lejojnë kryetarët të futen në objektet e komunës.

Kjo ka shkaktuar edhe intervenimin e policisë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Në disa pamje të publikuara nga Kosovo – Online, shihet se si serbët ua kanë “prerë rrugën” policisë tek objekti i komunës së Zveçanit.

Të ngjashme