Policia e Forenzika pranojnë pajisje për kontrollin e armëve të vogla

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 11:06 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, i ka dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.

Këto pajisje që do ta përmirësojnë punën e Agjencisë së Forenzikës dhe Policisë së Kosovës. Ndihma gjithashtu përfshin trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Abduselami Shkodra, tha se donacioni është i rëndësishëm për agjencinë pasi ka të bëjë direkt me kredibilitetin dhe zbulimin apo të provuarit të armëve.

“Ky donacion nga Gjermania e plotëson edhe më tutje mozaikun e institucioneve të sigurisë, agjencisë për forenzikë. Shpresoj që bashkëpunimi edhe në të ardhmen të rëndësishëm të mos mungojë”.

“Donacioni është i rëndësishëm për agjencinë pasi ka të bëjë direkt me kredibilitetin dhe zbulimin apo të provuarit të armëve. Besoj që agjencia do të zhvillohet edhe me tutje dhe është ndër agjencitë më kredibile në rajonin tonë.”

Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, tha se qeveria e tij dhe ajo e Francës janë të angazhuara dhe bashkëpunojnë për kontrollin e armëve të vogla dhe, sipas tij, edhe Kosova është pjesë e këtij bashkëpunimi.

Ai tha se duhet që të gjithë të bëjnë më shumë në këtë fushë, sepse përdorimi i armëve të zjarrit është brengosës, raporton Ekonomia Online.

“Jam i lumtur që jap kontributin në sektorin e armëve të vogla. Posaçërisht në sektorin e  armëve, qeveria ime është shumë e angazhuar duke parë mënyrat e bashkëpunimit që nga fillimi i vitit në bashkëpunim me Francën kanë bërë një bashkëpunim për një kontroll të armëve të vogla dhe edhe Kosova i përket këtij dhe si pjesë e armëve të zjarrit në sulmet në Paris dhe mendoj që të gjithë e ndajmë interesin e përbashkët që të bëjmë më shumë në këtë fushë, sepse përdorimi i armëve të zjarrit është një brengë”

Zëvendëspërfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se Kosova po jep çdo ditë kontributin e saj në këtë fushë, sidomos në pjesën balistike.

“Këshilli ka ftuar Interpolin edhe Europolin që të luftojë trafikun e armëve. Është thelbësore të dyfishojë, Kosova ëshrë partner sepse e ka nënshkruar MSA-në… është një dokument i mirë me mjaft specifika, tregon se do të ndërtojmë një plan operacional. Kosova po kontribuon çdo ditë me informacione dhe inteligjencë. Pjesa balistike është diçka që në Kosovë është më e theksuara, Kosova ka qenë këtu e para. Ne do t’i shohim këto gjëra dhe këto janë disa pajisje”.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Forenzikës, Blerim Olluri, tha se ky donacion u ndihmon që ekspertizat e tyre të kenë kredibilitet ashtu siç kërkohet nga BE-ja, raporton EO.

Ai bëri të ditur se ndër të tjera, donacioni përmban edhe pajisje për matjen e shpejtësisë së plumbave.

“Është e rëndësishme që ekspertizat të kenë kredibilitet siç kërkohet në BE. Në këtë rrugëtim agjencia ka arritur të akreditojë 5 laboratorë forenzikë. I gjithë ky rrugëtim do të ishte i pamundur pa përkrahjen e Amerikës, Gjermanisë dhe të tjerëve”.

Zëvendësdrejtori për Burime në Policinë e Kosovës, Dejan Jankovic, tha se PK-ja është e angazhuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe në parandalimin e trafikimit me armë.

Sipas tij, në këtë fushë është arritur progres, i cili është konfirmuar edhe në raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian.

“Kosova është shembulli i parë në regjion në përmbushjen e planit të veprimit mes BE-së dhe Evropës Juglindore. Policia e Kosovës është e angazhuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe në parandalimin e trafikimit me armë”.

Pajisjet dhe trajnimet u mundësuan nëpërmjet kontributit të Zyrës së Jashtme Gjermane.

Të ngjashme