Policia dyshon se “Mercedesi” me logo të KFOR-it është i Radojçiqit, brenda gjendet leja e armës së tij

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 16:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe makinën e blinduar me vlerë mbi 300 mijë euro e kriminelit serb Milan Radojçiq, e kamufluar me logo të KFOR-it, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmen Hoxha, tha se brenda veturës Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur edhe leja e armës së tij Radojçiqit.

“Nga kontrolli fillestar që është bërë disa veturave është konstatuar që edhe përkundër faktit që asnjë nga automjete e hasura në vendin e ngjarjes nuk kishin targa megjithatë atë nën parafangon e disa nga automjeteve vëreheshin tiketa të regjistrimit që ishin regjistrime të Serbisë”.

“Në një nga automjete Mercedes G-klas me targa BG-1107YY është gjetur një dokument i aplikimit të lejes së armës së personit Milan Rajdoçiq. Njëherit nënkryetar i Listës Serbe i dyshuar për përfshirje në shumë raste kriminale në Kosovë, dokumenti është i lëshuar nga autoritete serbe, dhe kjo ngrit dyshimet që në mesin  e personave të armatosur dhe të uniformuar ka qenë edhe vetë Milan Rajdoçiq”.

Të ngjashme