Ekonomia Online
FUNDIT

Policia arreston disa aktivistë të PSD-së, penguan manifestimin ku merrte pjesë Kurti

Policia arreston disa aktivistë të PSD-së, penguan manifestimin ku merrte pjesë Kurti

Policia e Kosovës ka arrestuar një numër aktivistësh të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët penguan nisjen me kohë të Manifestimit për Ditën e Mësuesit, që ishte planifikuar të niste në orën 13:00 në Bibliotekën Kombëtare. Pjesë e Manifestimit që ka nisur me rreth 40 minuta vonesë ishin dhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, […]

Policia e Kosovës ka arrestuar një numër aktivistësh të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët penguan nisjen me kohë të Manifestimit për Ditën e Mësuesit, që ishte planifikuar të niste në orën 13:00 në Bibliotekën Kombëtare.

Pjesë e Manifestimit që ka nisur me rreth 40 minuta vonesë ishin dhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, disa nga aktivistët e prangosur janë Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Frashër Krasniqi, Gëzon Kastrati, Lisjan Perolli etj.

Para se të ndërhynte njësia speciale, aktivistët e PSD-së i vendosën një librezë simbolike me nota të dobëta ministres Nagavci, pikërisht në sallën ku pritej të mbahej manifestimi.

Të ngjashme