Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas të Shqipërisë

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 12:39 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në flagrancë, shtetas të Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Arrestimi ka ndodhur rreth orës 23:00 të shtunën në fshatin Malësi e Re në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka treguar për Klan Kosovën se tre të arrestuarit kanë provuar të plaçkitin një shtëpi në këtë fshat, por ata kanë hasur në vëllain e pronarit të shtëpisë, të cilin e kanë sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore dhe ia kanë marrë edhe kuletën.

I lënduari tani po trajtohet në spitalin e Prizrenit.

Të ngjashme