Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për ta identifikuar një person i cili është në kërkim.

Me autorizim nga prokuroria, Policia e Kosovës u kërkon ndihmë qytetarëve që nëse kanë, të ofrojnë informata të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në fotografinë më poshtë.

I dyshuari kërkohet nën dyshimet për përfshirje në ”vjedhje të rënda” dhe raste të tjera.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 (pa pagesë)”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme