Policia e Kosovës kontrollon 14 lokacione dhe konfiskon një sasi të konsiderueshme armësh dhe municion të kalibrave të ndryshëm

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të
Renda si rezultat i shkatërrimit të një grupi kriminal qe ishte realizuar vitin e kaluar
(02.10.2023), ku ishin arrestuar tre persona të dyshuar, në vazhdën e bashkëpunimit
ndërkombëtare, lidhur me rastin ‘’Gjermania’’ ka vazhduar hetimet edhe përgjatë këtij viti.

Njësiti kundër Krimit të Organizuar ka vazhduar me aktivitete intensive hetimore, ku më
datat 13.03.2024, 14.03.2024 dhe 15.03.2024, ka realizuar një operacion policor në disa
lokacione të ndryshme në nivel vendi, lidhur me dyshimet për veprën penale “Importi,
eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e
paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 të KPRK-së.

Në këtë operacion policor të realizuar sipas urdhëresës nga gjykata, janë kontrolluar 14
lokacione me ç’rast janë konfiskuar një sasi e konsideruar armësh dhe municionesh të
kalibrave të ndryshëm.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave
penale në vend si me theks të veçantë ato në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të ngjashme