Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të organizojnë disa aktivitete të shenjta dhe përkujtimore. Agjenda e aktiviteteve: 08:00 – Vizitë te familja e zyrtarit policor të rënë në […]
Policia e Kosovës përkujton 14-vjetorin e rënies së Heroit Zymeri dhe Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë

Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të organizojnë disa aktivitete të shenjta dhe përkujtimore.
Agjenda e aktiviteteve:
08:00 – Vizitë te familja e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës, Muhamed Lika
Lokacioni: Familja e Lika, në Kaçanik.
09:00 – Homazhe shtetërore
Lokacioni: Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
10:00 – Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku
Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri.
Pjesëmarrës: Personalitete të larta shtetërore.
10:15 – Vizitë te familja e Heroit Afrim Bunjaku
Lokacioni: Fshati Samadrexhë, Vushtrri.
10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri
Lokacioni: Fshati Dubovc, Vushtrri.
11:30 – Vizitë te familja e Heroit Enver Zymeri
Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri, në Vushtrri.
12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri
Lokacioni: Varage, Zubin Potok.

















