Policia e Kosovës, me mbështetjen e Drejtorit të Përgjithshëm të PK-së, Këshillit Mbikëqyrës të Shoqatave Sportive të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federatën e Auto Sporteve të Kosovës (FASK), organizoi Garën e Auto Sllallomit me Vetura Elektrike, me synim promovimin e sigurisë në trafik, mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e teknologjive të qëndrueshme.
Gara u zhvillua në frymën e motos “Në shërbim të Atdheut, deri në fund”, duke nderuar kujtimin e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në aktivitet morën pjesë zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe drejtoritë rajonale, të cilët garuan në disiplinën e Auto Sllallomit sipas standardeve sportive dhe të sigurisë.