Policia gjobit biçiklistët e motoçiklistët në sheshet e Prishtinës, sekuestron gjashtë e-trotinete

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë ka gjobitur ngasësit e biçikletave e motoçikletave si dhe ka sekuestruar gjashtë trotinete për tre muaj.

Sipas policisë, gjobat janë shqiptuar pas qarkullimit nëpër sheshet e zonës në qendër, ku qarkullimi i biçikletave, motoçikletave dhe trotineteve është i ndaluar me ligj.

“Siguria rrugore është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Respektoni rregullat, jo vetëm për të shmangur ndëshkimet, por për të mbrojtur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në reagimin e policisë.

Nga 3 prilli, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut.

Të ngjashme