Policia identifikon dy të dyshuar për mashtrim: Kërkuan para për shërim jashtë vendit

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të cilët dyshohen për disa raste të mashtrimeve. Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për shtetasit kosovarë, Mexhid Krasniqi (35) dhe Muhamet Gashi (22).

Siç ka njoftuar Policia “Personat e dyshuar përmes llogarive bankare, kanë përfituar shuma parash duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, (me dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara), për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, për persona të ndryshëm”.

Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tyre, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në fund të njoftimit.

Të ngjashme