Ekonomia Online
FUNDIT

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Drenas

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua në Drenas

Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit. Sipas policisë, gruaja që ka vdekur ka qenë pasagjere në veturë. Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare. “Fsh. Qikatovë e Vjetër, Drenas  21.08.2023 – 12:10. […]

Një grua ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit.

Sipas policisë, gruaja që ka vdekur ka qenë pasagjere në veturë.

Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare.

“Fsh. Qikatovë e Vjetër, Drenas  21.08.2023 – 12:10. Është raportuar se një veturë civile të cilën e drejtonte një femër kosovare është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar  pasagjerja femër kosovare, po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesja e veturës, dhe pasagjerët tjerë një mashkull dhe dy femra kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme