Ekonomia Online
FUNDIT

Policia jep detaje për rrahjen në rrugën “B”, dyshohet për dy të lënduar nga therja me thikë

Policia jep detaje për rrahjen në rrugën “B”, dyshohet për dy të lënduar nga therja me thikë

Dy persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e një rrahje në rrugën ” B” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së sotme. Këtë e bëri të ditur për Ekonomia Online, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë. “Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën […]

Dy persona dyshohet se janë lënduar si pasojë e një rrahje në rrugën ” B” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së sotme.

Këtë e bëri të ditur për Ekonomia Online, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”.

“Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme