Policia jep detaje rreth aksidentit tragjik në Leshan, ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik në fshatin Leshan, ku humbi jetën një pjesëtar i KFOR-it.

“Në rrugën Pejë-Prishtinë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona një mashkull dhe një femër shtetas të huaj, si dhe një mashkull kosovar”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është konfirmuar se i lënduari mashkull-shtetas i huaj ka ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. I dyshuari për shkaktim të aksidentit ka pranuar ndihme mjekësore, dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit për 48 orë nga prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme