Policia jep sqarime për vdekjen e aktivistes së Vetëvendosjes

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 14:17 | Nga

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka konfirmuar për Indeksonline se ka ndërruar jetë mbrëmë aktivistja 24-vjeçare e Vetëvendosjes nga Gjakova, Nita Rexha, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Zëdhënësi i PK-së së këtij rajoni, Hazir Berisha ka treguar se aksidenti ka ndodhur me 14 mars në fshatin Landovicë. Por e ndjera nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe mbrëmë e njëjta fatkeqësisht ka vdekur.

“Një vajzë apo emër e aksidentuar ka qenë në fshatin Landovicë me datën 14 mars, ka qenë vet- aksident në cilësi të pasagjeres , mbrëmë natën paska ndodhë vdekja e saj,  këto janë informacionet e para që i ka pranuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, ka thënë Berisha për “Indeksonline”.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 24 vjeçares e bëri të ditur aktivistja tjetër e Vetëvendosjes nga Gjakova , Mimoza Shala.

Ajo përmes një statusi në ‘Facebook’ ka njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot pasdite.

“Pas një aksidenti të rëndë, vdiq Nita Rexha në moshën 24 vjeçare. Nita ishte edhe aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Varrimi bëhet sot në ora 17:00”, ka shkruar shkurt Shala në llogarinë e saj në ‘Facebook’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme