Policia kap keq vushtrriasit: Dasmë në kohë pandemie, gjuajnë me kallashnikovë dhe kërcënojnë zyrtarët policor

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar disa persona në Vushtrri pasi të njëjtit kanë gjuajtur me armë në dasmën e organizuar në kohë pandemie dhe më pas kanë kërcënuar zyrtarët policor, shkruan Gazeta Metro.

Përmes njoftimit 24 orësh, policia njofton se të njëjtëve u janë konfirmuar disa armë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit gjatë një ahengu familjar kane shtënë me armë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, njëra CZ dhe tjetra Ekol Special , 40 fishek te armës AK/47 dhe disa gëzhoja. Po ashtu njeri nga të dyshuarit ka kanos një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme