Policia konfirmon sulmin fizik ndaj gruas së Blerand Stavilecit

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 15:39 | Nga

Bashkëshortja e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është sulmuar sot pasdite nga dy persona në lagjen Veternik të Prishtinës.

Ajo ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00.

V. S., shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ka pësuar lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ndërkohë që në stacionin policor Jugu në Prishtinë, në konsultim me Prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti lëndim trupor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme