Ekonomia Online
FUNDIT

Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë, nisin hetimet për sqarimin e rastit

Policia konfirmon vdekjen e gruas që ra nga ndërtesa në Podujevë, nisin hetimet për sqarimin e rastit

Një person ka vdekur në Podujevë si pasojë e rënies nga një ndërtesë. Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se vdekja e viktimës u konfirmua në vendngjarje. “Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, një […]

Një person ka vdekur në Podujevë si pasojë e rënies nga një ndërtesë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se vdekja e viktimës u konfirmua në vendngjarje.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”, tha ai.

Të ngjashme