Policia konfiskon 20 paketime heroinë në vlerë deri 250 mijë euro

Prishtinë | 07 Pri 2024 | 17:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Stacioni policor Qendra në Prishtinë ka mbajtur konferencën për media, e cila iu dedikua operacionit të Antidrogës. Kjo konferencë u thirr për të dhënë detaje rreth gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të substancave narkotike.

Mes tjerash u tha se drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar së fundi një aksion që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të drogës, janë arrestuar një numër i madh i personave, raporton Ekonomia Online.

Operacioni policor është zhvilluar pas hetimit të zhvilluar nga Policia në koordinim me organet e tjera dhe u finalizua me bastisjen e disa lokacioneve.

Drejtori i Antidrogës,  Reshat Murseli tha se në orët e mëngjesit njësia e Antidrogës ka zhvilluar një plan taktik dhe ka filluar me kontrolla duke selektuar disa automjete për kontrollë në vijën e dytë kontrolluese në Merdare.

“ Sot policia e Kosovës duke filluar nga orët e mëngjesit gjegjësisht njësia e Antidrogës, kemi zhvilluar një plan taktik dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete për kontrollë në vijën e dytë kontrolluese në Merdare. Gjatë kontrollës tek një automjet me targa kroate e llojit Reno Megana, drejtuar nga personi i dyshuar A.L. 1959 shqiptar ishte në dajle nga territori i Kosovës kanë gjetur në bagazh 20 paketime substancë heroinë. Në pjesë të brendshme janë gjetur para në vlerë 2500 euro dhe një telefon celular. 20 paketimet janë në peshë 10 kg dhe 60 gr. heroinë. Vetura është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar. Vlera e kësaj substance narkotike sillet 20 deri në 25 mijë euro për kilogram në Kosovë e që nëse përllogaritet rreth 200 deri  250 mijë si vlerë totale . Ishte destinuar për vendet e BE-së.”

Drejtoria gjatë këtij viti ka konfiskuar edhe sasi të ndryshme të substancave narkotike ka thënë Murseli e sipas tij ky sukses vie edhe në sajë të bashkëpunimit me qytetarë.

Të ngjashme