Policia konfiskon 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në veri

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave sot në veri.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se nuk ka të arrestuar për rastin.

“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën “Çeta e Minatorëve” dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Të ngjashme