Ekonomia Online
FUNDIT

Policia mohon lajmin për kazinot ilegale në Karaçevë, kjo veprimtari po zhvillohet në fshatin Breznicë jashtë territorit të Kosovës

Policia mohon lajmin për kazinot ilegale në Karaçevë, kjo veprimtari po zhvillohet në fshatin Breznicë jashtë territorit të Kosovës

Policia e Kosovës ka mohuar lajmin e publikuar, se sërish janë ringritur objektet e kazinove ilegale në Karaçevë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një prononcim për gazetën InfoSot, ka thënë se në zonën e Karaçevës nuk ka objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal. Kjo pjesë monitorohet nga Drejtoria Rajonale […]

Policia e Kosovës ka mohuar lajmin e publikuar, se sërish janë ringritur objektet e kazinove ilegale në Karaçevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani në një prononcim për gazetën InfoSot, ka thënë se në zonën e Karaçevës nuk ka objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal. Kjo pjesë monitorohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Stacioni Policor Kamenicë.

“Disa persona ishin vënë në pranga nga zyrtarët e Policisë së Kosovës në aksionin të cilin e kanë realizuar në zonën e Karaçevës. Përveç të arrestuarve janë rrënuar tërsisht me eskavator edhe disa objekte të cilat ishin hapur në atë zonë”, ka thënë Hashani për Infosot.

Të ngjashme