Policia ndalon dy persona në Leposaviq, hynë ilegalisht në Kosovë

Prishtinë | 11 Maj 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë ndaluar në Koshuticë të Leposaviqit pasi kanë hyrë në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës.

Siç njoftohet 24 orësh, nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa të huaja në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nga territori i Serbisë jashtë pikës së kalimit kufitar, kanë hyrë në Kosovë.

“Nga njësiti policor është ndaluar automjeti me targa të huaja në të cilin kishin qenë dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët nga territori i Serbisë jashtë Pikës së Kalimit Kufitar, në mënyrë ilegale kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Të ngjashme