Ekonomia Online
FUNDIT

Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar mallra që dyshohet se janë kontrabanduar

Policia ndalon një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar mallra që dyshohet se janë kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit. Në njoftimin e bërë për media thuhet se në kamion ishin të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët ishin të kontrabanduar. “Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se në kamion ishin të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët ishin të kontrabanduar.

“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar”, bëhet e ditur në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’.

“Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor”, shton tutje Policia.

Në komunikatën e bërë nga Policia thuhet se rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.

Të ngjashme