Policia ndalon një person në Podujevë, hyri ilegalisht nga Serbia

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht nga Serbia.

Siç thuhet në njoftim, rasti ka ndodhur ditën e shtunë.

“I dyshuari/k është ndaluar, nën dyshimin se njëjti ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm kufirin në hyrje nga territori i Serbisë në RKS-së, duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri në sasi rreth 4m3”, bëhet e ditur në njoftim.

Në konsultim me prokurorin, rimorkio me ngarkesë-dru janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme