Ekonomia Online
FUNDIT

Policia në Ferizaj arreston një 21 vjeçar të kërkuar për shpërndarje të substancave narkotike

Policia në Ferizaj arreston një 21 vjeçar të kërkuar për shpërndarje të substancave narkotike

Drejtoria Rajonala e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që sot të arrestojnë një person nga Ferizaj, me inicialet A.B (M/K), 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, […]

Drejtoria Rajonala e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që sot të arrestojnë një person nga Ferizaj, me inicialet A.B (M/K), 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi, në kohëzgjatje prej 8 muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ‘’Blereje , posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet nga policia në këtë komunë.

Të ngjashme