Ekonomia Online
FUNDIT

Policia në Ferizaj realizoi 54 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar

Policia në Ferizaj realizoi 54 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar

Policia në Ferizaj ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. “Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 07-13/08/2023 ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.” Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë […]

Policia në Ferizaj ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 07-13/08/2023 ka realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”

Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Të ngjashme