Policia në kërkim të avokatit, dyshohet se kanosi zyrtarin e sigurimit të Prokurorisë së Gjakovës

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Gjakovës ka njoftuar se Policia është vënë në kërkim të ish-zyrtarit ligjor të Prokurorisë, tash avokat, Y.Gj., nën dyshimin se sot ka kërcënuar personin D.K., personel i sigurimit në Prokurorinë e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Përderisa i dëmtuari D.K. ishte duke e kryer detyrën e tij të punës, avokati Y.Gj., nuk e ka përfillur atë dhe procedurat e rregullores së Prokurorisë, duke hyrë brenda në Prokurori, dhe përderisa ka dalë jashtë e ka kanosur atë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Gjakovës.

Për rastin e njëjtë është lajmëruar Policia, e cila është në ndjekje të personit Y.Gj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme