Ekonomia Online
FUNDIT

Policia në Mitrovicë sekuestron një armë që ishte postuar në rrjete sociale

Policia në Mitrovicë sekuestron një armë që ishte postuar në rrjete sociale

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se ka sekuestruar një armë e cila ishte postuar në rrjete sociale. “Hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar personin e dyshuar të moshës së mitur pasi i njëjti javë më parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi […]

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se ka sekuestruar një armë e cila ishte postuar në rrjete sociale.

“Hetuesit e Stacionit Policor në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar personin e dyshuar të moshës së mitur pasi i njëjti javë më parë në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri tytë shkurtë. Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma pistoletë me një fishek të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar në rrjete sociale.”

I dyshuari ëshë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar te armëve”.

Të ngjashme