Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes. “Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë ka thënë Flora Ahmeti zëdhëndëse e policisë për rajonin e Prishtinës . Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku […]
Policia: Një i plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.
“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë ka thënë Flora Ahmeti zëdhëndëse e policisë për rajonin e Prishtinës .
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur.
Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.


















