Policia sekuestron katër armë zjarri dhe municion në rajonin e Mitrovicës së Jugut

Prishtinë | 24 Kor 2026 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Rajonin e Mitrovicës së Jugut ka njoftuar se ka sekuestruar katër armë zjarri, municion dhe mjete të tjera të kundërligjshme gjatë operacioneve të zhvilluara në dy ditët e fundit.

Sipas njoftimit të policisë, veprimet operative janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit të posedimit të paligjshëm të armëve dhe garantimit të sigurisë publike, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrolleve dhe intervenimeve në raste të ndara, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut janë gjetur dhe sekuestruar:

katër armë zjarri,
32 fishekë,
katër thika,
si dhe mjete të tjera të kundërligjshme.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet policore, ndërsa në koordinim me prokurorët kompetentë janë ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha armët, municioni dhe mjetet e tjera të sekuestruara janë trajtuar si prova materiale në procedurat hetimore.

Të ngjashme