Policia shpërndan aromatizues me mesazhe sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurisë

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në bashkëpunim me zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një fushatë sensibilizuese.

Shoferëve u janë shpërndarë aromatizues me mesazhe për përdorimin e rripit të sigurisë, raporton Ekonomia Online.

“Në kuadër te javës se aktiviteteve operacionale sipas planit të rrjetit evropian te policive rrugore ROADPOL, sot, Policia e Trafikut se bashku me zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kane realizuar një fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik, më konkretisht drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret rreth rëndësisë së përdorimin të rripit të sigurisë, me ç’rast pjesëmarrësve në trafik u janë shpërndarë aromatizues me mesazhe sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurisë”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ne kuadër te javës se aktiviteteve operacionale sipas planit të rrjetit evropian te policive rrugore ROADPOL, sot, Policia e Trafikut se bashku me zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kane realizuar një fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik, më konkretisht drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret rreth rëndësisë së përdorimin të rripit të sigurisë, me ç’rast pjesëmarrësve në trafik u janë shpërndarë aromatizues me mesazhe sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurisë.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me aktivitetet e saja në tërë territorin e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve. Policia apelon të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafikun rrugor.

Të ngjashme