Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi është zbuluar se në lokalin e tij luhej bixhoz dhe kishte katër aparate të lojërave të fatit ilegalisht.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që në lokalin e tij janë gjetur katër aparate të llojit të panjohur të lojërave fati dhe bixhozi në mungesë dokumentacioni si dhe pa leje pune”, thuhet në raportin e policisë.
Lokali i është mbyllur, ndërsa i dyshuari është intervistuar.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.