Policia zhvillon aksion në një lokal në Pejë kundër lojërave të fatit

Prishtinë | 25 Qer 2026 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve relevante se në një lokal në rrugën “Mehmet Akif Peja” në qytetin e Pejës, disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit, Sektori Rajonal për Hetime, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, me asistimin e zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Pejë, më 24.06.2026, me autorizim përkatës ligjor, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbatimin e ligjit dhe ka realizuar kontroll/bastisje në këtë lokal.

Gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

shtatë (7) telefona mobilë;
një (1) DVR;
një (1) kompjuter portativ (llaptop).
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë. Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme