“10 Rrëfime – Jo kuotë, por vlerë” – Jahjaga thotë se kuota ka ndikuar që të rritet pjesëmarrja e grave në politikë

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 15:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me Ambasadën holandeze në Kosovë, kanë organizuar ngjarjen “10 Rrëfime – Jo kuotë, por vlerë”, ku u prezantuan storiet e suksesit të shumë grave në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i kësaj fushate ka qenë vetëdijesimi i qytetarëve për të treguar sesa përfitojnë ata nga përfaqësimi i grave, në të cilën fushatë kanë marrë pjesë 107 gra.  

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se gratë kanë arritur ta tejkalojnë kuotën 30 për qind në parlament, duke thënë se kjo ka ndikuar që të rritet pjesëmarrja e grave në politikë.

“Në Kosovë por edhe në shumë vende ku u prezantuan kuotat pati shkolla mendimesh që kundërshtonte kuotën duke trajtuar si koncept nënvlerësues dhe atë shkollë që përkrahte idenë që do të inkuadronte gratë në sfera të jetës. Kuota i ka shërbyer qëllimit dhe ka ndikua në rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë. Gratë kanë arritur të tejkalojnë kuotën 30 për qind në parlament. Nuk do të kishte institucion madje edhe kompani që do të trajtonte diversitetin si vlerë të shtuar”, tha Jahjaga.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, tha sesa më shumë gra në politikë, e ardhmja e Kosovës do të jetë më ndryshe.

“Fjalët e mia shkojnë te ato gra që drejtojnë familjen. Është një hap i madh në ditën që kemi ardhur sot për të dëgjuar storiet e juaja. Duhet të vazhdojmë tutje sepse sa më shumë gra që përfshihen në politikë e ardhmja do të ishte më ndryshe. Duhet të jetë normale për djemtë dhe vajzat të vazhdojnë shkollimin. Pra është kruciale për vajzat të marrin hapa në jetë. Përveç që na duhen mjete të aftësive por edhe role të modeleve. Gjithmonë në punët që keni në komuna mund të bëni modele për vajzat. Njohuria, mjetet dhe modelet ju japin mundësi të jenë gratë që marrin vendime në tavolina”.

Drejtoresha e Fondacionit “Jahjaga”, Brikena Avdyli, tha se qëllimi i fondacionit është t’u tregohet qytetarëve sesi përfitojnë nga përfaqësimi i grave. Ndonëse tha se gratë çdo herë nënçmohen e ngacmohen, ato vazhdojnë tutje punën.

“Hulumtimet tregojnë që kur kemi gra e burra të gjithë përfitojmë më shumë. Ne kemi vendosur për të bërë diçka që theksin e vë te gratë. Grave ua shohim hajrin. 107 gra janë bërë pjesë e kësaj fushate. Qëllimi i fushatës ka qenë me iu vizatu qytetarëve se si përfitojnë ata nga përfaqësimi i grave. Gratë punojnë dyfish më shumë. Gratë ballafaqohen me ngacmime dhe nënçmime dhe vazhdojnë tutje punën”, tha ajo.

Sanie Kuqi-Rexhepaj, drejtoreshë e Urbanizimit në Komunën e Suharekës, tha se nisja e karrierës në politikë ka qenë sprovë për të. Ajo tha se vendimin për t’i hyrë politikës i kishte zgjatur dy javë.

 “Unë doja të sprovoja veten në të gjitha dimensionet por nuk e shihja veten pjesë të politikës. Vendimi për të marrë detyrë në politikë më ka zgjatur dy javë kohë. Dhe ia dhashë vetes një mundësi dhe të tjerëve që një vajzë e re pa përvojë politike mund t’ia dalë të jetë drejtoreshë e urbanizimit në Suharekë. Edhe të rinjtë mund të kenë pozita vendimmarrëse të rëndësishme”, tha ajo.

Të ngjashme