21 kandidatë për Drejtor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 12:06 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për Drejtor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kanë aplikuar 21 persona, raporton Ekonomia Online.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor ka vendosur që intervistomi i tyre të bëhet në dy ditë të veçanta.

Intervistat do të mbahen më 19 dhe 10 mars duke filluar nga ora 11.

Besa Gaxherri, nënkryetare e komisionit, propozoi që intervistomi i 10 kandidatëve të bëhet me 19 mars ndërsa 11 kandidatë e tjerë një ditë më vonë.

Pikë e rendit të ditës ishte Shqyrtimi në parim i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike. Grupi punues u vendos të themelohet pasi që të bëhet leximi i parë i projektligjit.

Gaxherri, tha se ky Projektligj i plotëson kushtet për të shkuar në Kuvend.

“Si komision funksional duhet të ja japim vizën të shkojë në seancë ligji. Ligji i plotëson kushtet me shkuar në Kuvend”.

Gjithashtu për komisioni kishte për diskutim edhe Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036.

Gaxherri tha se kjo pikë të shtyhet për mbledhjen e ardhshme të komisionit pasi që të raportojnë persona zyrtarë për këtë strategji.

“Të na vijnë të raportojnë persona zyrtarë për strategjinë. Të gjithë u pajtuan”.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor ka pranuar një kërkesë nga kryetari i Obiliqit, për moszbatimin e Ligjit për këtë komunë.

Ganimete Musliu nga PDK, tha se për të parë sa po zbatohet ky Ligj duhet të kërkohet përgjegjësi te ministritë përkatëse, ose edhe të krijohet një grup punues për monitorimin e këtij ligji.

“Duhet ti adresojmë një shkresë ministrive përkatëse, të pyesim me pyetje parlamentar për ministrat përkatës por nuk po gjen zbatim ky ligj. Të bëjmë një grup ta shikojmë sa po zbatohet ky ligj.”

 

Të ngjashme