AKR-ja s’e ka pranuar shkarkimin e Flamur Sefajt

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 11:48 | Nga

Për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, nga kryeministri Ramush Haradinaj, kanë filluar reagimet nga Aleanca Kosova e Re, parti kjo nga e cila vinte ministri i shkarkuar.

Zëvendësi i Behgjet Pacollit, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi të adresuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se AKR nuk e ka pranuar shkarkimin e Sefajt, përcjell Koha.net.

“Nuk është e vërtetë se AKR ka pranuar shkarkimin e ministrit Flamur Sefaj. AKR ditëve në vazhdim do të marrë qëndrim përfundimtar për çështjen e ministrit Flamur Sefaj”, ka thënë Bahtiri.

Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi, u shkarkuan pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, për çka kryeministri Haradinaj tha se nuk ka qenë i informuar nga asnjëri për këtë veprim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme