Anulohet vendimi i KQZ-së për decertifikimin e Bazajt

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 17:10 | Nga

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për decertifikimin e Naim Bazajt në zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

“Aprovohet si e bazuar apeli i subjektit politik Nisma, me seli në Prishtinë, ashtu që anulohet vendimi i KQZ-së, me numër 1084-2016 i datës 20.11.2016 dhe çështja i kthehet KQZ-së, në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

“Hedhet si e palejuar pjesa e kërkesës së panelit të subjektit politik Nisma, me seli në prishtinë, në pjesën që i referohet lënies në fuqi të vendimit të KQZ-së, numër 1024/2016 të datës 11.11.2016, për certifikimin e kandidatit Naim Bazaj, për kryetar të Komunës në Gllogoc, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale”, thuhej më tej në këtë vendim.

Për këtë vendim të PZAP-së KQZ-ja mund të ankohet vetëm në Gjykatën Supreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme