Bahtiri: PDK na bëri ofertë por ne s’e morëm për bazë

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 19:33 | Nga

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri duke folur për koalicionet parazgjedhore ka thënë se partia ku ai bën pjesë ka eliminuar mundësinë për një koalicion të tillë me PDK-në.

Madje Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se AKR nuk e ka marrë fare parasysh ofertën e PDK-së.

“Kemi pasur ofertë nga PDK por se kemi marrë për bazë”.

“Unë s’kam qenë për PDK-në por me partitë e tjera. Nuk duam të shqyrtojmë ofertën me e PDK-së sepse nuk e kemi marrë për bazë këtë ofertë”.

Ai ka thënë poashtu se ai ka qenë pro bashkimit të opozitës në një front të përbashkët, por që kjo nuk është bërë e mundur.

“Unë jam i kyçur për të ndryshuar këtë gjendje, dhe dëshira ime ka qenë që të gjithë opozita të bëhet një, në pamundësi që t’i bindi krerët e partive politike opozitare, tani jemi ulur të bisedojmë edhe me LDK-në për të bërë atë që është më e mira për vendin”.

“Duam që PDK të shkojë në opozitë sepse është e keqja e këtij vendin dhe unë po shpresoj që pas marrëveshjes, do të ngritemi në këmbë sot o kurrë të çlirojmë këtë vend nga dikush që i ka bërë keq këtij vendi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme