Behgjet Pacolli në përkrahje të Gëzim Mehmetit, kërkon mos të votohet për inat

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 14:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, ka mbajtur takim me banorët e Hajavlisë, raporton Ekonomia Online.

E në këtë takim i pranishëm ishte edhe kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, derisa ka shpresuar se qytetarët do ta mbështesin Mehmeti.

Pacolli ka kërkuar se nuk duhet të votohet për inat, madje ka kritikuar Qeverinë se asnjë metër rrugë nuk është shtruar.

“Gëzim Mehmeti është një prej veteranëve të  AKR-së. Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë dhe nuk kam parë arsye qe ne të kërkojmë kandidat tjetër”.

“Nevojat në kryeqytet janë të mëdha dhe është e pamundur që për atë kohë të shkurtër gjitha gjërat t’i përmbush si duhet, dhe në këtë situatë Gëzimi ka dhënë shumë nga vetvetja”.

Pacolli ka theksuar se asnjë kandidat i AKR-së asnjëherë nuk ka pasur probleme me ligjin, derisa ka thënë se idetë i kanë të bazuar në punën me djersë.

Ndërsa, kandidati për kryetar të komunës Gëzim Mehmeti, para qytetarëve tha se AKR-ja ka njerëz të veprave e që e mbajnë fjalën.

Ai ka përmendur edhe disa nga punët që i ka realizuar në Hajvali, raporton EO.

“Ne jemi njerëz të veprave e të punës, pa modesti po i ceki disa të arritura gjatë mandatit tonë, dhe kur ti keni njerëzit e juaj, gjithmonë interesi juaj përfaqësohet dhe në këtë rast ne kemi ndërtuar 45 rrugë dhe rrugica, nuk është mjaft por në krahasim me mandatin e kaluar është shumë më shumë. Kemi iniciuar procedurën e ndërtimit të shtëpisë së kulturës, për ndërtimin e çerdhes”.

Ai ka përmendur edhe plan programin e tij qeverisës, derisa është zotuar se qytetarët mund t’i nxjerrin dokumentet në Hajvali pa pasur nevojë për të ardhur në qytet.

Të ngjashme