Daka u bën thirrje qytetarëve të votojnë e t’i respektojnë masat anti-Covid: Të zbatohet Kushtetuta

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 07:09 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka votuar në qendrën e votimit 1907E në Fakultetin Teknik në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Pas votimit ajo ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar., madje ka bërë thirrje që të zbatohen masat anti-Covid.

Ajo më tej ka shtuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Thirrje për respektim të ligjeve dhe Kushtetutës ajo ka bërë për partitë politike.

Kur foli për organizimin e zgjedhjeve në veri të vendit, tha se nuk ka pasur asnjë pengesë dhe se nuk është hera e parë që zgjedhjet atje mbahen pa monitorimin e OSBE-së.

“…mund të iu konfirmojmë se kanë përfunduar të gjitha obligimet kushtuese dhe ligjore. Sot KQZ-ja do të bëjë vetëm monitorimin e zgjedhjeve këtë proces ua dorëzojmë partive dhe qytetarëve”.

“Ftojë qytetarët t’i respektojnë rregullat e pandemisë dhe të dalin të votojnë. Kurse parti t’i respektojnë ligjet dhe kushtuesen e republikës së Kosovës”.

“…edhe në vitet e kaluar kemi organizuar vet zgjedhjet në atë pjesë, OSBE-ja ka pasur vetëm rol këshillues. Nuk kemi pengesa në këtë pjesë të Kosovës”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues.

Numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje, që do të votojnë për herë të parë pasi kanë mbushur 18 vjeç pas zgjedhjeve të vitit 2019 është 49 mijë e 198 votues.

Ndërsa numri i atyre që nuk kanë qenë në listën votuese të atyre zgjedhjeve, e të cilët konsiderohen të regjistruar për herë të parë në regjistrim qendror civil mes dy palë zgjedhjesh është 10 mijë e 433 votues.

Të ngjashme