Deputetët e LDK-së takojnë Apostolovan, flasin për Demarkacionin me Malin e Zi

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 14:55 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu pritën në takim shefen e Zyrës së BE- së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç‘rast Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.

Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hoti dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, të martën  do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme.

Ajo ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA -ja dhe mekanizmat përkatës të saj.

Gjatë këtij takimi, Hoti falënderoi Apostolova për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme