Deputetët të gatshëm ta vizitojnë veriun pas “inskenimit” të krizës humanitare

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 11:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim janë shprehu të gatshëm që ta vizitojnë veriun e vendit pas paralajmërimeve për krizë humanitare në këtë pjesë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Sveçla, diskutoi për çështjen aktuale në veri të vendit ku po pretendohet se ka krizë humanitare në atë vend.

Ai tha se kurdo që anëtarët e komisionit shprehin gatishmëri mund ta bëjnë një vizitë atje.

“Dje kam dashur me bë një vizitë në veri me pa gjendjen atje a ka krizë apo jo, por për shkak se afati ishte i shkurtë nuk pati gatishmëri nga anëtarët e Komisionit për shkak te obligimeve”.

“Iu lus nëse sot jeni të gatshëm mund ta bëjmë një vizitë atje ose çfarë do dite që duam ne ta shohim me sytë tanë se çfarë po ndodh atje”.

Deputeti, Veton Berisha, tha se kjo është një lojë politike e Serbisë dhe nuk e sheh të udhës si komision të bëjnë një vizitë atje.

Por u shpreh i gatshëm të i bashkohet Komisionit kurdo që vendos të ketë vizitë në veri.

“Është lojë politike sepse nuk ka krizë humanitare nuk ka asnjë element me quajtur kështu dhe ne si Komision nuk mendoj se është moment i tillë me zhvilluar një vizitë atje”, tha ai.

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, tha se ky është inskenim i Serbisë sepse nuk ka një krizë të tillë në veri.

“Bëhet fjalë për një inskenim të Serbisë sepse nuk ka krizë humanitare Qeveria po e përcjellë atje situatën”, tha ai.

Deputeti Slobodan Petroviq, ka folur për ndotjen e lumit të Graçanicës, ku tha se analizat që i janë bërë atij lumi janë tejet shqetësuese dhe se kërkon që ky problem të zgjidhet.

Komisioni në këtë mbledhje ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Projektligji u votua nga gjithë anëtarët e komisionit të pranishëm me votat pro, raporton Ekonomia Online.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme