Gjithçka gati për zgjedhjet e 11 qershorit

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 08:24 | Nga

Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë mundësinë që t’i votojnë kandidatët për deputetë pa afera korruptive duke mos ua dhënë mundësinë politike edhe një herë atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu ka njoftuar KQZ-ja, e cila ka bërë të ditur se ka certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar për “Zërin” se tashmë ka hartuar planin operativ, ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të PK-së pritet të angazhohen këtë të diele.

Ndërkohë edhe përfaqësuesit e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, kanë thënë se pavarësisht afatit të shkurtër kanë arritur t’i kryejnë të gjitha përgatitjet operuese për vëzhgimin e procesit zgjedhor.

Me këtë rast, DnV-ja ka njoftuar se do t’i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe. Ndërkaq në veri pritet të jetë i pranishëm edhe misioni i OSBE-së, mirëpo jo për t’i monitoruar zgjedhjet, por për të ofruar mbështetje teknike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme