Haxhiu: Të publikohet shkresa e Thaçit drejtuar Mustafës

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe nga Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që ta publikojnë letrën me anë të së cilës Thaçi ka kërkuar emrin e mandatarit për kryeministër.

“Zyra e Presidentit javës që shkoi u konfirmoi mediave që Presidenti ia kishte kërkuar emrin për mandatar, Kryetarit të LDK, Isa Mustafa”.

“Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona. Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?”, është shprehur ajo përmes Facebook/

“Meqë Presidenti është kaq i sigurtë për veprimet e veta, le të urdhërojë e ta publikojë. E njëjta vlen edhe për Kryetarin e LDK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme