Hoti: Po vazhdon avazi i vjetër, po shtyhen çështjet e rëndësishme të vendit

Prishtinë | 18 Jan 2019 | 10:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se fakti që seanca po fillon me 64 pika vërteton se me qëllim po shtyhen disa çështje të rëndësishme, raporton Ekonomia Online.

“Kam prit qe do të filloj avazi i vitit të kaluar ku 13 seanca kanë mbetur të hapura. 64 pika për seancën e radhës dhe kam frikë që me tendencë po zhagiten disa çështje të rëndësishme. Nuk u shqyrtua fare çështja e krizës që e ka përfshirë vendin. Këta njerëz nuk marrin asnjë përgjegjësi duke lënë në shtëpi mbi 300 mijë nxënës. Në seancën e radhës ne do të kërkojmë përgjegjësi”, tha Hoti.

Lidhur me dialogun, Hoti tha se grupi negociator i tanishëm nuk përfaqëson askënd.

“Ju e dini qëndrimin e LDK-së, ky ekip negociator nuk përfaqëson askënd. Ne jemi duke dhënë kontributin tonë dhe do ta japim fjalën tonë”, pohoi Hoti, raporton EO.

Lidhur me vizitën e komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn në Kosovë, Hoti tha se duhet të pyetët kryeministri i cili ka bllokuar liberalizimin.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me shefat e Grupeve Parlamentare

Posted by EkonomiaOnline on Friday, January 18, 2019

Të ngjashme