Konfirmohet: Dialogu Kosovë-Serbi më 16 dhe 17 nëntor, flitet për targat

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 15:26 | Nga

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të vazhdojë më 16 dhe 17 nëntor në Bruksel në nivel ekspertësh, është konfirmuar nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Sipas medieve serbe, temat do të jenë marrëveshja për lëvizjen e lirë që lidhet me targat e veturave, si dhe përgatitja e marrëveshje për menaxhimin e integruar të kalimeve kufitare, transmeton lajmi.net.

Në periudhën e kaluar janë mbajtur disa raunde të dialogut teknik për tema të ndryshme, por palët nuk kishin arritur marrëveshje. Takimi i fundit u mbajt më 19 dhe 20 tetor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme